Luftarake

UFC, Makhachev nokauton Moicanon në raundin e parë

Islam Makhachev

Foto: Harry How/Getty Images via AFP

Islam Makhachev ka mbrojtur me sukses titullin e kategorisë së lehtë në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC. Makhachev të shtunën mbrëma në Inglewood të SHBA-së mposhti me ndërprerje në raundin e parë Renato Moicanon. Ai triumfoi me mbërthim. 

Për Makhachevin është fitorja e 15-të rresht në UFC.  Ai fitoi titullin e kampionit në UFC në tetor të vitit 2022. 

Makhachev në MMA ka bilanc prej 27 fitore e një humbje. 

“Unë e dua këtë brez. Nëse dikush e dëshiron atë, atëherë le të vijë në kafaz”, tha Makhachev. 

Braziliani Moicano ishte zëvendësim i momentit të fundit, pasi të premten Arman Tsarukyan u detyrua të tërhiqej shkaku i një lëndimi. 

E në një luftë mjaft atraktive, Merab Dvalishvili arriti që me sukses ta mbrojë titullin në kategorinë bantam duke mposhtur Umar Nurmagomedovin me vendim unanim pas pesë raundeve.