Jon Jones ka çimentuar pozitën e tij si një prej luftëtarëve më të mirë të arteve marciale të përziera të të gjitha kohërave. Jones të shtunën mbrëma nokautoi kroatin Stipe Mioçiq dhe mbrojti titullin e kategorisë së rëndë në serinë UFC.
Amerikani 37-vjeçar kontrolloi luftën që u zhvillua në New York. Ai i dha një goditje me këmbë Mioçiqit në trup nga fundi i rundit të tretë duke e rrëzuar kroatin.
Jones kishte qenë kampion edhe në kategorinë gjysmë të rëndë në UFC. Ai në MMA ka 28 fitore e një humbje. Humbjen e vetme e kishte pësuar në vitin 2009, kur ishte diskualifikuar për goditje të parregullta në duelin me Matt Hamill.