Luftarake

Sot supermeçi i boksit, Fury përballet me Usykun

Tyson Fury & Oleksandr Usyk

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk sonte do të luftojnë për t’i marrë katër titujt e mëdhenj të botës.

Supermeçi do të zhvillohet të shtunën në Riad të Arabisë Saudite. Boksierët pritet të dalin në ring rreth orës 23:30.

Gjatë matjeve, Fury doli 118 kilogramë, ndërsa Usyk 105.

Fituesi do të bëhej boksieri i parë që mban katër titujt e mëdhenj të botës.

Britaniku Fury është 35-vjeçar dhe ka rekord prej 34 fitoreve e një barazimi. Ndërkohë, ukrainasi Usyk i ka fituar të gjitha 21 meçet profesioniste dhe mban titujt WBA, IBF dhe WBO.