Luftarake

Shokohet Florian Marku, pëson humbjen e parë

Florian Marku - boks

Florian Marku u mposht nga britaniku Chris Kongo

Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka pësuar humbjen e parë.

Florian Marku
Florian Marku

Të dielën mbrëma Marku u përball me Chris Kongon për titullin IBO Interkontinental, në kategorinë uelter.

Marku nisi mirë, duke dominuar në dy raundet e para. Por më pas Kongo, që kishte përparësi në gjatësi, ka shfaqur më shumë. Goditjet e tij ishin më të sakta. Marku, përkundër iniciativës nuk ka dhënë shumë goditje precize.

Dhe Kongo fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. 96:94, 96:93 dhe 98:92 në të mirë të Kongos ishte vlerësimi i tre gjyqtarëve.

Boksierit shqiptar iu mor një pikë për goditje të parregullt, përkatësisht për goditje pas koke.

Meçi është zhvilluar në Angli, ku edhe jeton Marku.

Florian Marku është prej boksierëve më të famshëm shqiptarë. Ka bazë të gjerë të përkrahësve. Në “02 Arena” kishte përkrahje shumë të madhe. Deri më tani kishte 13 fitore e një barazim. Tetë prej fitoreve i kishte me ndërprerje.

Britaniku Kongo tani i ka 15 fitore e dy humbje.


Markut i merret një pikë për goditje pas koke

Florian Marku po ka telashe në meçin ndaj Chris Kongos.

Për goditje pas koke, gjyqtari në ring i mori një pikë Markut.


Nis përballja e Florian Markut me britanikun

Ka nisur përballja mes Florian Markut dhe Chris Kongos në Londër, ku boksierët do të ndeshen në 10 runde.

Për Markun, që bokson në kategorinë velter, është dueli i 15-të në boksin profesionist.

Ai i ka shënuar 13 fitore, nëntë me ndërprerje dhe e ka një barazim.

Kundërshtari i tij britanik i ka 14 fitore e dy humbje.

 

LEXO EDHE: