Luftarake

Referi ia tërheq vërejtjen, Mayweather Jr. e zëvendëson atë

floyd mayweather Jr kunder John Gotti III

Boksieri i famshëm Floyd Mayweather Jr. ka fituar të shtunën mbrëma në Mexico City meçin ekzibicional me John Gotti III. 

Mayweather Jr. triumfoi bindshëm pas tetë raundeve ndaj, në një përballje ku nuk kishte referë poentues. Të dy ishin përballur mes vete edhe në qershor në Florida. 

Një moment mjaft i çuditshëm ndodhi në raundin e dytë. Referi ndaloi luftën për t’ia tërhequr vërejtjen Mayweatherit 47-vjeçar që të mos godasë prapa kokës. 

Mayweather vazhdimisht i thoshte të largohej. Dhe kërkesat e tij u realizuan, referi u zëvendësua menjëherë.