Luftarake

Presidenti i Federatës ruse e quan tradhtar kampionin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Federatës ruse e shtyn dhe e quan tradhtar mundësin që përfaqëson Shqipërinë

Presidenti i Federatës ruse të Mundjes njëherësh zëvendëspresident i Federatës Botërore të këtij sporti, Mikhail Mamiashvili, ka shkaktuar skandal gjatë dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.

Teksa i dorëzoi medaljen e artë mundësit shqiptar të natyralizuar, Chermen Valiev, ai bëri gjest skandaloz, sipas Komitetit Olimpik Shqiptar.

Mamiashvili fillimisht ushtron forcë teksa i vendos në qafë medaljen Valievit dhe më pas e shtyn me duar. Dëgjohet edhe duke i thënë “tradhtar”, pasi ka zgjedhur ta përfaqësojë Shqipërinë.

VIDEO:

“KOKSH dënon me forcë këtë gjest dhe do të vërë në dijeni të gjitha organizmat Olimpike Botërore, për fyerjen dhe dhunimin e sportistit, gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme sportive”, thuhet në reagimin e Komitetit Olimpik Shqiptar.

Shqipëria ka disa mundës të natyralizuar. Dhe falë tyre, për herë të parë, në "Parisi 2024", Shqipëria fitoi medalje olimpike. Pikërisht, Valiev dhe Islam Dudaev i sollën medaljet e para olimpike ndonjëherë Shqipërisë, duke fituar të dy të bronztën. Deri para Lojërave Olimpike, Valiev kishte garuar për Rusinë. Dudaev ndërkohë mbron ngjyrat kuqezi nga viti 2022.