Bartësi i titullit të njeriut më të fortë në botë, Eddie Hall (36 vjeç), debutoi mbrëmë në sportin MMA me një luftë sipas rregullave “dy me një” dhe arriti fitoren me nokaut.
Hall mori pjesë në garën e “World Freak Fight League” në “King George” Hall në Blackburn mbrëmjen e djeshme ku luftoi kundër dy kundërshtarëve në të njëjtën kohë. Për t'i bërë gjërat më mbresëlënëse, arriti fitore me nokaut.
Hall mori pjesë në garë së bashku me një numër të famshëm sportistësh. Meçi i Hallit ishte kryesori i mbrëmjes. Ai u përball me vëllezërit Neffati, të cilët kanë më shumë se 19 milionë ndjekës në TikTok.
36-vjeçari hyri në meç i rezervuar dhe mjaft taktik, teksa vëllezërit Neffati e ndiqnin nëpër ring. Në rundin e tretë, Hall nokautoi njërin prej vëllezërve. Pasi u kthye, ai nokautoi me të djathtën edhe kundërshtarin tjetër.
Gjyqtari sinjalizoi përfundimin e meçit në favor të Hallit me 27 sekonda të mbetura.
VIDEO:
Eddie Hall just knocked a dude out COLD in a 2v1 MMA match 😱 pic.twitter.com/Y318OlfSeo
— Happy Punch (@HappyPunch) June 7, 2024