Luftarake

Një fitore për tre taekwondistët e Kosovës në Botërorin e juniorëve

Taekwondo

Tre garues e kanë përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të taekwondos për juniorë që gjatë gjithë javës së kaluar u mbajt në Chuncheon të Koresë së Jugut. Në Botëror morën pjesë 963 taekëondistë nga 127 vende.

Në ditën e dytë të Botërorit, për Kosovën garoi Bled Tufa në kategorinë mbi 78 kilogramë. Ai humbi në luftën e parë (2:0) nga garuesi i Iranit, Amirmohammad Ashrafi. Ky garues më pas fitoi të artën.

Jon Gashi garoi në ditën e pestë të Botërorit, në kategorinë deri 73 kilogramë. Në luftën e parë e mposhti garuesin e Kinës, Guoqing Wang me rezultatin 2:1. Më pas humbi (2:1) nga garuesi i Azerbajxhanit, Huseyn Khudiyev, që në fund fitoi të bronztën.

Në ditën e gjashtë të Botërorit, Mal Sahiti garoi në kategorinë deri 68 kilogramë. Humbi nga garuesi i Vietnamit, Anh tuan Do me rezultatin 2:1.