Luftarake

Mundësi Shipkovica fiton medalje argjendi në “Tallin Open”

Harun Shipkovica

Mundësi kosovar, Harun Shipkovica, ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar “Tallin Open”. 

Mundësi i talentuar humbi në finale nga garuesi i Moldavisë, Nicolae Sofronovici. Ai garoi në kategorinë deri në 48 kilogramë. 

“Margaritari i mundjes së Kosovës, Harun Shipkovica, pati paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtar ‘Tallin Open’, duke i mposhtur shtatë mundës nga shtete që janë superfuqi në mundje. Në finale, fati nuk ishte në anën e Harunit, duke humbur në sekondat e fundit”, ka shkruar Federata e Mundjes e Kosovës. 

Siç njofton federata, në turneun në Tallin të Estonisë, pjesëmarrës ishin 2500 mundës. 
Krahas Shipkovicës, Kosovën e përfaqësuan edhe disa mundës të tjerë. 

Të shtunën Lonisa Reka zuri vendin e pestë, ndërsa Flutura Zeneli vendin e gjashtë.

Elsa Nikoci, Kanita Spahija, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj i mbyllën pa shumë sukses garat.
FMK-ja ka bërë të ditur se mundësit e Kosovës do të qëndrojnë në Tallin deri më 3 prill.