Luftarake

Mjeku ia ndalon të ngjitet në ring, Bajoku dështon të kualifikohet për LO “Paris 2024”

Foto: FB / Shpëtim Bajoku

Boksieri kosovar Shpëtim Bajoku nuk ka arritur të paraqitet në turneun e fundit kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. 

Bajoku ishte paraparë sot të boksonte në rundin e parë të turneut kualifikues në Tajlandë, me boksierin nga Gana, Joseph Commey. Por, siç ka thënë Federata e Boksit të Kosovës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore mjeku ia ndaloi Bajokut që të paraqitet. 

Turneu në Tajlandë ishte rasti i fundit për t’u kualifikuar për boksierët.  Në Tajlandë po merr pjesë edhe Bashkim Bajoku, që ka kaluar rrethin e parë. 

Më herët normën olimpike e ka siguruar boksierja Donjeta Sadiku.