(E përditësuar 09:47) - Loriana Kuka u mposht në xhiron e dytë të Grand Slamit të xhudos në Kazakistan.
Të dielën Loriana garoi në kategorinë deri 78 kilogramë dhe fillimisht e mposhti kroaten Petrunjela Paviq. Më pas përballë e kishte bartësen e parë të kategorisë, kinezen Zhenzhao Ma. Lufta me të ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Në kohën shtesë Loriana mori dënimin e tretë, që iu dha për pasivitet. Ndërkohë Ma mbeti me dy dënime.
Loriana ishte garuesja e vetme e Kosovës në Kazakistan. Ajo po kërkon pikët për stabilizim brenda zonës që siguron normë olimpike.
Loriana kalon pengesën e parë në Kazakistan
Loriana Kuka ka nisur me fitore paraqitjen në Grand Slamin e xhudos në Kazakistan.
Loriana po garon sot në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa e mposhti kroaten Petrunjela Paviq. Ndaj saj dominoi prej fillimit, kurse e mposhti me mbajtje, përkatësisht teknikën Osaekomi.
Në xhiron e dytë përballë Loriana Kukës është bartësja e parë, kinezja Zhenzhao Ma.
Pikët janë të rëndësishme për Lorianën për stabilizim në zonën që siguron normën olimpike. Ajo është e vetmja që prezanton Kosovën në këtë garë.