Kosova do të marrë pjesë me gjashtë boksierë në turneun “Gongu i Artë” që mbahet në Shkup. Turneu nis të premten, ndërsa përfundon më 7 maj, ndërsa Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të ditur se do jenë 20 shtete pjesëmarrëse.
Ekipin e Kosovës do ta përfaqësojnë Bashkim Bajoku i kategorisë 57 kilogramë, Luar Aliu 57 kilogramë, Lorent Murati 60 kilogramë, Shpetim Bajoku 67 kilogramë, Loris Idrizi 67 kilogramë dhe Donat Syla 92 kilogramë.
“Ky turne është i mirëseardhur për vëllezërit Bajoku para kualifikimeve botërore në Bankok të Tajlandës për normë olimpike ‘Parisi 2024’”, shkruan në njoftimin e FBOXK-së.
Me boksierët do të udhëtojnë edhe trajnerët Musli Zymberi e Faton Xhakli si dhe gjyqtarët Latif Demolli dhe Marigona Beadini.