Boksieri turk me shtetësi gjermane Agit Kabayel ka fituar rastin që të boksojë për titull bote në kategorinë e rëndë.
Kabayel të shtunën mbrëma në Riad të Arabisë Saudite, në parameç të duelit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut, e nokautoi kubanin Frank Sanchez në meçin eliminator për titull bote në versionin WBC.
Kabayel e rrëzoi dy herë Sanchezin në raundin e shtatë me goditje në trup.
Për Kabayelin 31-vjeçar është fitorja e 25-të në po aq meçe, 17 prej tyre I ka me nokaut. Sanchez ka pësuar humbjen e parë në karrierë pas 24 fitoreve.
Agit Kabayel gagne par KO contre Frank Sanchez et grimpe au classement WBC poids lourd ! #RingOfFire #FuryUsyk #Boxing
pic.twitter.com/fqfjoRkBeK