Yje të shumtë të sportit, muzikës e filmit janë në afërsi të ringut ku për pak do të ndeshjen Tyson Fury e Oleksandr Usyk.
Në “Kingdom Arena” në Riad janë edhe Cristiano Ronaldo, Anthony Joshua e plot yje të tjerë.
Usyk e Fury, që janë ende të pamposhtur, boksojnë për gjithë titujt e mëdhenj në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Një meç unifikues për titujt e botës në kategorinë e rëndë nuk është organizuar për 25 vjet.