Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar rekomandon përfshirjen e boksit në programin e Lojërave Olimpikt 2028 që mbahet në Los Angeles.
Rekomandimi vjen pas njohjes së përkohshme nga IOC të “World Boxing”.
“Kam shumë besim se Asambleja e Përgjithshme do ta miratojë propozimin”, ka thënë presidenti i IOC-së, Thomas Bach. Kjo do t’u jepte boksierëve në mbarë botën sigurinë për të pasur një rast për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, me kusht që Federatat kombëtare të jenë të anëtarësuar në “World Boxing”.
Anëtare e “World Boxing” është edhe Federata e Boksit e Kosovës, e cila u largua nga IBA.