Luftarake

Holloway mposht Gaethjen me një nokaut të frikshëm

Max Holloway - UFC

Max Holloway ka mposhtur Justin Gaethjen me një nokaut të frikshëm në sekondat e fundit të përballjes, duke fituar titullin simbolik “BMF” në serinë e njohur të arteve marciale të përziera UFC. 
Holloway 32-vjeçar e nokautoi Gaethjen dhjetë sekonda pa mbaruar lufta. 

Gaethje mbeti për disa sekonda pa ndjenja. 

Në mbrëmjen e njëjtë të UFC-së në Las Vegas, Alex Pereira, e nokautoi Jamahal Hill, në rundin e parë duke e mbrojtur titullin në kategorinë gjysmë të rëndë.