Luftarake

Granit Shala mposht gjermanin Dietz, fiton titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental

Granit Shala

Boksieri kosovar i kategorisë së rëndë Granit Shala ka fituar dy tituj me peshë të shtunën mbrëma në Karlsruhe të Gjermanisë. 

Shala mposhti me vendim të gjyqtarëve pas 12 raundeve gjermanin e pamposhtur Daniel Dietz dhe fitoi titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental. 

Për Shalën është një hap i madh para në karrierë. Ai boksoi si mysafir të shtunën. 

Në fund dy anëtarë të jurisë ia dhanë Shalës fitoren e njëri ia dha Dietzit. 

Për Shalën është fitorja e 17-të në boksin profesionist karshi një humbje. Dietz ka tash 13 fitore e një humbje. 

Shala 28-vjeçar është pjesë e kompanisë së njohur promovuese gjermane Agon Sports. 

“Granit Shala të jam falënderues dhe jam krenar që ia arritëm qëllimin. Detyra jonë e ardhshme është ta mbajmë nivelin e të shkojmë më lartë”, ka shkruar trajneri i Shalës, Agron Kurtishi në rrjetin social “Facebook”.