Luftarake

Akil Gjakova në finale të Parisit, siguron medalje

Akil Gjakova

(E përditësuar 14:43) - Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e njohur, Manuel Lombardi. Ndaj tij fitoi me uazari.

Akili ka shkëlqyer gjatë gjithë ditës në garën prestigjioze.

Xhudisti nga Gjakova tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën. 


Akil Gjakova në gjysmëfinale në Paris

(E përditësuar 13:00) - Akil Gjakova është në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris.

Në çerekfinale e mposhti me uazari Rashid Mammadaliyev të Azerbajxhanit.


Tjetër hedhje mjeshtërore nga Akil Gjakova, këtë herë ndaj japonezit

(E përditësuar 12:30) - Akil Gjakova e ka fituar edhe luftën e dytë në Paris.

Me hedhje mjeshtërore e mposhti  japonezin Shusuke Uchimura. Akili është në çerekfinale.


Gjakova fiton me Ippon të bukur

(11:02) - Akil Gjakova e ka fituar luftën e parë në Grand Slamin e Parisit. 

Akili realizoi super-hedhje në luftë me Jean Peter të Francës. Lufta i takoi xhiros së dytë në kategorinë deri 73 kilogramë. Akili realizoi fitoren me Ippon për 1:36 minuta.

Ndërkohë Erza Muminoviq u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 52 kilogramë.

VIDEO: