Luftarake

Gashi kthehet në Kosovë me medalje Ballkanike

Blerina Gashi

Blerina Gashi ka fituar medalje të artë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Gashi e fitoi të artën në Ballkanikun për grupmoshën U18. 

Nga katër luftëra sa i pati në total, Gashi tri prej tyre i fitoi me Ippon. 

Mposhti xhudistet nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe dy meçet e fundit i fitoi ndaj garueseve nga Bosnje-Hercegovina. 

“Blerina Gashi nën udhëheqjen e trajnerit Blenard Begu, arriti t’i fitojë katër luftëra, duke u stolisur e artë në fund”, ka shkruar klubi i xhudos Trepça në Facebook. 

Përveç Gashit, në këtë garë morën pjesë edhe Reis Deliu dhe Riad Kasapi që pësuan humbje herët. 

Në Ballkanikun U18 të mbajtur në Podgoricë edhe xhudistë nga Shqipëria, Greqia, Rumania, Turqia, Moldavia, Qipro dhe Serbia.