Boks profesionist

Garcia shokon Haneyn

Ryan Garcia - Devin Haney

Ryan Garcia ka befasuar duke e mposhtur kampionin e versionit WBC në kategorinë super të lehtë, Devin Haney, me vendin unanim pas 12 raundeve.

Boksieri amerikan e rrëzoi tri herë bashkëkombasin Haney në meçin që u zhvillua të shtunën mbrëma në Brooklyn, dhe në fund fitoi me pikë pas 12 rundeve. 

Dy anëtarë të jurisë i dhanë fitoren Garcias (115:109 dhe 114:110) e njëri e vlerësoi baras 112:112. 
Ndonëse triumfoi Garcia nuk e mori titullin, pasi kishte qenë mbi peshën e lejuar në matjet zyrtare. 

Për Garcian është fitorja e 25-të në boksin profesionist, karshi një humbje. Haney ka pësuar humbjen e parë në karrierë karshi 13 fitoreve. 

Haney ishte vlerësuar favorit absolut në këtë përballje.