Luftarake

Flaka mposhtet në gjysmëfinale, lufton për të bronztë

Flaka Loxha

(E përditësuar 14:50) - Flaka Loxha  bëri luftë të fortë, por megjithatë u mposht në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kg në Grand Prix të xhudos në Zagreb.

Flaka përballë e kishte kroaten Ana Viktorja Puljiz.

Lufta ishte shumë e fortë. Kroatja fillimisht realizoi uazari, ndërsa Flaka u përgjigj njëjtë. Madje Loxha iu afrua fitores gjatë një aksioni në dysheme. Por Puljiz megjithatë u shmang në momentin e fundit.

Në kohën shtesë, xhudistja kosovare e mori dënimin e tretë, që iu dha për pasivitet.

Për medalje bronzi, Flaka përballet me kroaten tjetër, Tihea Topolovec.


Flaka Loxha mposht izraeliten, kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Prix

(13:52) - Xhudistja Flaka Loxha ka arritur në gjysmëfinale të Grand Prix në Zagreb.

Flaka po garon sot në kategorinë deri 57 kg dhe tashmë i ka dy fitore të rëndësishme.

Fillimisht e mposhti japonezen Hiyori Koga e më pas izraeliten Maya Leopold.

Në gjysmëfinale ka përballë xhudiste kroate.