Luftarake

FKK-ja njofton për pjesëmarrjen në Botëror

Federata e Karatesë e Kosovës

Federata e Karatesë e Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror, në garat ekipore. 
Kështu ka njoftuar FKK-ja të premten në faqen zyrtare në Facebook. 

Botërori i Karatesë do të mbahet në Pamplona të Spanjës, nga 22 deri më 24 nëntor. 

“Federata e Karatesë e Kosovës ka kënaqësinë t’u njoftojë që Federata Botërore e Karatesë (ËKF), ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e ekipit të meshkujve në Kampionatin Botëror të Karatesë për ekipe. Përveç ekipit të femrave, i cili tashmë është kualifikuar ndër 4 ekipet më të mira në botë, sot kemi pranuar njoftimin zyrtar se ekipi i meshkujve, është përzgjedhur dhe do të marrë pjesë. FKK-ja është jashtëzakonisht krenare dhe entuziaste për këtë lajm dhe për këtë pjesëmarrje historike”, ka shkruar FKK-ja të premten. 

Karateistet e Kosovës, Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Albulena Gërvalla dhe Hatixhe Zejnullahu, fituan medalje të bronzta në garat ekipore në Botërorin e mbajtur në Budapest të Hungarisë, në fundin e muajit tetor të vitit 2023. 

E bronzta botërore ishte sukses historik për karateistet kosovare, pasi e fituan medaljen e parë madhore për Kosovën në sportin e karatesë, në gara ekipore.