Luftarake

Federata e Taekwondos paraqet “sukseset”, asnjë fjalë për incidentin

Taekwondo

Nga Federata e Taekwondos së Kosovës vazhdojnë të heshtin për incidentin që ndodhi të dielën në Kampionatin Evropian për fëmijë në Tiranë.

Në videoincizime shihet trajneri kosovar Valmir Fetiu duke e goditur me shuplakë pas një humbjeje garuesen e tij tetëvjeçare. Garuesja është edhe vajza e tij.

Federata e Taekwondos nuk është deklaruar për incidentin, ndonëse kjo i është kërkuar.

Ndërkohë të hënën, federata vetëm ka njoftuar për rezultatet e dy taekwondisteve njomake në Tiranë.

“Dy sportistet tona të shkëlqyera fituan medalje të argjendta. Ky është sukses i madh për Federatën e Taekwondos së Kosovës dhe vetë shtetin e Kosovës”, shkruan në njoftimin e federatës.

Dy garueset janë prezantuar me emër e fotografi në njoftim.

Postimi i Federatës në "Facebook"