Fabiana Bytyqi do të boksojë sërish për një titull të botës në boksin profesionist. Bytyqi më 23 nëntor në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë do të përballet me japonezen Sumire Yamanaka për titullin IBF në kategorinë atom, që është më e vogla në boksin profesionist.
Yamanaka është kampione në fuqi e botës.
Bytyqi kishte mbajtur titullin WBC në kategorinë atom mbi 5 vjet e gjysmë para se të humbte atë në janar të këtij viti në përballje me gjermanen Tina Rupprecht.
Bytyqi në boksin profesionist ka 21 fitore, një humbje e dy barazime. Ajo jeton në Çeki.
Japonezja Yamanaka ka tetë fitore në po aq meçe.
“A mendoni se po dorëzohesha? Haha...vetëm sa kam nisur”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.
Në mbrëmjen në Baden-Wurttemberg meçi kryesor do të jetë ai për titull të botës në peshën e rëndë në versionin EBU mes ukrainasit Oleksandr Zakhozhyi (19-0) dhe Arnold Gjergjajt (38-3).