Luftarake

Erza Muminoviqi garon për të bronztën në Evropianin U23

Erza Muminoviq

Erza Muminoviq do të garojë për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian U23 në Pila të Polonisë.

Muminoviqi i fitoi dy luftërat e para, por e humbi meçin e gjysmëfinales.

Ajo po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Luftën e parë me tri dënime për Ippon e mposhti xhudisten nga Azerbajxhani, Khadizha Gadashova.

Me uazari në çerekfinale e mposhti rumunen Luciana Catana.

Ndërkohë në gjysmëfinale humbi me dy uazari, nga spanjollja Ayumi Leiva Sanchez.

Në luftën për medalje të bronztë përballë do ta ketë Oliëia Kutyla nga Polonia.

Përveç Muminoviqit në Kampionatin Evropian për seniorët e rinj, të premten kanë garuar edhe Debora Gjakova, Muhamedin Veseli e Dardan Cena.

Që të tre u ndalën herët.

Në Pila të Polonisë, ku po garojnë 322 xhudistë nga 36 shtete të ndryshme, të shtunën garon edhe Anes Veseli, në kategorinë deri në 81 kilogramë.