Pas Fortesa Oranës edhe karateistja Vlera Qerimi ka siguruar luftën për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zarë të Kroacisë. Qerimi për medalje të bronztë do të garoj të shtunën. Për kundërshtare e ka spanjollen, Isabel Maria Mejias Nieto.
Qerimi e kategorisë deri 68 kilogramë kaloi me sukses luftën e pare kundër sllovakes, Sara Krivdova. Luftën e dyte e fitoi kundër Angela Mojsovskan e Maqedonisë se Veriut, ndërsa në raundin e tretë humbi nga francezja Alizee Agier. Në repesazh, Qerimi fitoi ndaj garueses bjelloruse, Maryia Aliaskeyeva për të siguruar luftën për medalje të bronztë. Gjatë ditës gara kanë zhvilluar edhe disa karateist. Jakup Ajdari i kategorisë deri 84 kilogramë humbi në represazh nga karateisti i Letonia, Dens Sadikovs. Edhe Benjamin Shabani u eliminua në repesazh. Ai fitoi luftën e parë të repesazhit ndaj karateistit nga Mali i Zi, Nemanja Jovoviq. Por në luftën e dytë në repesazh e humbi nga francezi Mehdi Filali. Fatijon Bajrami po ashtu u eliminua të mërkurën. Ai në kategorinë deri 75 kilogramë eliminoi Milad Jenabin, ndërsa në raundin e dytë u ndal nga holandezi, Sebastian Teeffelen.
Alma Loki është ndalur në raundin e dytë në kata. Raundin e parë e kaloi me sukses përballë garueses nga Bosnjë Hercegovina, Kristina Stanojeviq. Por më e mirë në raundin e dytë ishte spanjollja, Paola Lozano Garcia.
Elmedina Istogu e kategorisë deri 61 kilogramë, humbi u ndal në luftën e tretë nga garuesja e Austrisë, Lejla Topalloviq, ndërsa në repreazh u mposht nga rumunia, Mihaela Miruna Malauta.