(E përditësuar 14:35) - Distria Krasniqi humbi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris. U mposht nga japonezja Kisumi Omori, që realizoi Ippon me mbërthim.
Distria tani kërkon medaljen e bronztë.
Ippon i shpejtë për Distria Krasniqin, kalon në gjysmëfinale
(E përditësuar 13:18) - Distria Krasniqi është në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris.
Në çerekfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti spanjollen Ayumi Leiva Sanchez. Pas një minute luftë, Distria realizoi hedhje për uazari, ndërsa në mbajtje e siguroi edhe Ipponin.
Distria pa telashe në luftën e parë
(12:13) - Distria Krasniqi nuk ka hasur telashe për ta kaluar pengesën e parë në Grand Slamin e Parisit.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti francezen Alyssia Poulange.
Francezja mori tri dënime dhe fitorja me Ippon i takoi Distrisë.