Luftarake

Crawfordi kampion bote në katër kategori të ndryshme

Terence Crawford

Foto: Associated Press

Terence Crawford ka mposhtur uzbekun Israil Madrimov me vendim unanim të shtunën mbrëma në Los Angeles, duke fituar titullin e botës në versionin WBA në kategorinë supervelter. 

Crawford ka fituar titull bote tash në katër kategori të ndryshme. 

Për Crawfordin ishte meçi i parë në kategorinë supervelter. Juria e vlerësoi luftën 116:112, 115:113 dhe 115:113 në favor të Crawfordit që është i pamposhtur në 41 meçe në boks profesionist. 

Crawford ishte kampion i padiskutueshëm në kategorinë super të lehtë dhe velter, si dhe kampion bote në kategorinë e lehtë. 

Crawford ka folur edhe për një përballje të mundshme me Canelo Alvarezin, kampionin në fuqi në kategorinë super të mesme. 

“Nëse oferta është e mirë, atëherë duhet të luftojmë”, tha Crawford. 
Madrimov 29-vjeçr nga Uzbekistani luftoi për herë të parë  që kur u bë kampion bote këtë vit.