Luftarake

Boksierja Sadiku në gjysmëfinale të turneut në Bullgari

Donjeta Sadiku

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka kaluar në gjysmëfinale të turneut të boksit “Stranxha” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Sadiku e kategorisë deri 60 kilogramë mposhti Tursynbek Alnar nga Kazakistani. 

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, Sadiku mundi bindshëm me rezultat 5:0 kundërshtaren e saj.

“Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysmëfinale. Më 28 shkurt për kundërshtare ka boksieren nga Turqia Erginoguz Evin. Duhet cekur se kjo është medalja e parë pas më shumë se 40 vitesh në turneu "Stranxha”. 

Donjeta gjithnjë e më shumë po tregon se nuk është rastësisht ndër boksieret më të mira në botë në kategorinë 60 kg.”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Të mërkurën në ring u ngjit edhe boksieri i kategorisë deri 86 kilogramë, Taulant Jakupi. Por ai humbi nga bullgari, Boldirev Semion.

Për herë të fundit medalje në turneun “Stranxha” kishte fituar Mehmet Bogujevci. Ai e pati fituar medaljen e artë.