Luftarake

Boksieri spanjoll sulmohet nga tifozët, pas fitores me nokaut në Austri

Sulmi ndaj boksierit Carlos Lamela ne Austri

Boksieri kuban me shtetësi spanjolle Carlos Lamela nokautoi rëndë boksierin austriak me origjinë ruse

Mansur Elsaev të shtunën mbrëma në Vjenë. Lufta ishte për titullin EBU European Silver në kategorinë gjysmë të rëndë. 

Lamela nokautoi Elsaevin në rundin e fundit. Ai nisi të festonte, por në ring u futën tifozët vendas që filluan ta sulmonin Lamelan. 

“Për fat të mirë, përkundër sulmit brutal, boksieri dhe stafi teknik janë mirë”, ka njoftuar Federata e Boksit të Spanjës. 

Lamela 31-vjeçar kishte pranuar luftën në çastet e fundit. Ai ka realizuar fitoren e tetë karshi tri humbjeve. Elsaev ka pësuar humbjen e parë pas 18 fitoreve rresht.