Luftarake

Boksieri nigerian vdiq pas kolapsimit në ring

Olanrewaju Segun

Boksieri nigerian, Olanrewaju Segun, ka vdekur tragjikisht pasi kolapsoi gjatë meçit me ganezin Jon Mbanugu, të shtunën mbrëma.

Olarenwaju, ish-kampion i Nigerisë dhe i Afrikës Perëndimore në kategorinë gjysmë të rëndë , ka garuar në “Fight Night 15” në Ligën Profesionale të Ganës. Papritur në raundin e tretë humbi vetëdijen. 
Arbitri fillimisht i ka numëruar, por më pas të gjithë janë munduar t’i dalin në ndihmë, pa sukses. Ai është dërguar në spital, ndërsa mjekët vetëm kanë konfirmuar vdekjen. 

Ndonëse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, dyshohet për arrest kardiak, kanë njoftuar të dielën mediumet e huaja.

Kundërshtari i nigerianit, Jon Mbanugu, ka mbetur i tronditur nga rrjedha tragjike e meçit. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së boksierit të ndjerë.


KUJDES PAMJE TË RËNDA