Luftarake

Boks, Bivol kampion i padiskutueshëm në kategorinë gjysmë të rëndë

Dmitrii Bivol vs Artur Beterbiev

Foto: Getty Images

Dmitrii Bivol ka fituar titullin e kampionit të padiskutueshëm në kategorinë gjysmë të rëndë në boksin profesionist. 

Bivol të shtunën mbrëma në Riad të Arabisë Saudite fitoi superpërballjen me Artur Beterbievin dhe mori titujt e botës në versionet WBC, WBA, IBF, WBO dhe IBO. 

Dy nga gjyqtarët poentues vlerësuan luftën në favor të Bivolit (115:113 dhe 116:112) e njëri e vlerësoi si baras (114:114). 

Bivol me këtë iu revanshua Beterbievit për humbjen që ia shkaktoi në tetor të vitit të kaluar. Atëbotë gjyqtarët kishin vlerësuar Beterbievin fitues me pikë. Një luftë e tretë mes tyre është shumë e mundur. 

Bivol në boksin profesionist i ka 24 fitore (14 KO) e një humbje. Beterbiev ka pësuar humbjen e parë në karrierë karshi 21 fitoreve (20 KO).