Behije Mustafa është plasuar në finale të Kampionatit Evropian në kategorinë -68 kilogramë për karateistet e reja.
Të shtunën, ajo fitoi pesë luftërat dhe u kualifikua në finale në Evropian që po mbahet në Bielko Biala të Polonisë.
Në finale dje u kualifikua edhe Lijana Iseni.
Karateistet e reja finalen do ta zhvillojnë nesër.
Ndërkohë karateisti Islam Selmani u rendit në vendin e nëntë gjatë ditës së sotme.
Aid Curri dje e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë, në grupmoshën e kadetëve.