Besart Baruti është zgjedhur kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, në një tjetër Kuvend të jashtëzakonshëm.
Kështu ka njoftuar FKK-ja të shtunën në faqen zyrtare.
“Sot Federata e Karatesë e Kosovës mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku zgjodhi organet udhëheqëse nën monitorimin e zyrtarëve nga MKRS dhe KOK”, ka shkruar FKK-ja.
Nënkryetar janë zgjedhur Ismail Fazliu dhe Naim Shatri.
Me emërimin e kryetarit të FKK-së, Besart Baruti, tre anëtarët e Bordit Ekzekutiv janë Gazmend Havolli, Maliq Maliqi dhe Valon Qelaj.
Anëtarë të Bordit janë Shkëlzen Shala, Eranda Krasniqi Ramadani, Shkëlzen Berisha, Bashkim Ibrahimi, Halil Mahalla, Muhamet Kolgeci, Shkëlzen Balaj, Yll Gashi dhe Shkumbin Maksutaj.
Ndërkohë, anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të FKK-së janë zgjedhur Ideal Berisha, Besjan Baraku, Kaltrina Krasniqi Dauti, Habib Rama dhe Festim Krasniqi.
Federata e Karatesë e Kosovës prej korrikut të vitit të kaluar u përball me ndarje të mëdha ku u krijuan dy grupe.
Njërin grup e udhëhiqte Nazmi Gashi e Besart Baruti, kurse grupi tjetër drejtohej nga Avni Gashi.
Megjithatë, me këtë Kuvend të jashtëzakonshëm Zgjedhor, pritet që telashet në komunitetin e karatesë të marrin fund. Edhe më herët janë mbajtur Kuvende të tilla.