Bashkim Bajoku e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Bajoku i kategorisë deri 57 kilogramë mposhti 5:0 boksierin nga Liberia, Garduward Jeroson. Turneu kualifikues po zhvillohet në Bangkok të Tajlandës.
Është turneu i fundit kualifikues për boksierët e Kosovës.
Në këtë turne do të paraqitet edhe vëllai i Bashkimit, Shpëtim Bajoku.