Shqipëria vazhdon të përfitojë shumë nga mundësit që i ka natyralizuar.
Të mërkurën Chermen Valiev fitoi medalje të artë për Shqipërinë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë.
Valiev e fitoi të artën në kategorinë deri 74 kilogramë në stil të lirë. Në finale fitoi 4:2 ndaj Zaurbek Sidakov, që prezanton federatën botërore ndërsa është nga Rusia.
Valievi tek e arta arriti me tri fitore.

Valievi është nga Osetia Veriore, njëra prej republikave të Rusisë. Për Shqipërinë garon prej vitit të kaluar, ndërsa fitoi medalje të bronztë olimpike.
Ndërkohë Zelimkhan Abakarov fitoi medalje të bronztë për Shqipërinë në Evropianin në Bratislavë. Për medalje të bronztë në kategorinë deri 61 kilogramë, Abakarovi e mposhti 11:0 mundësinë e Moldavisë, Leomid Colesnic.
Abakarovi është nga Dagestani, ndërsa për Shqipërinë paraqitet prej vitit 2022. Tashmë ka fituar medalje të artë dhe të bronztë botërore e po ashtu dy medalje të argjendta evropiane.
