Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk në raundin e nëntë gatisa nuk e nokautoi britanikun Tyson Fury, në meçin e shekullit të mbajtur të shtunën mbrëma.
Pas një serie të goditjeve që dha Usyk, Fury ishte shumë afër të rrëzohej, por arbitri kryesor hyri në mes dhe i numëroi Furyt derisa ai ishte ende në këmbë. Fury arriti të këndellej dhe më pas gongu e shpëtoi. Meçi shkoi në 12 raunde, e Usyk fitoi me pikë dhe u bë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë.
Shumë kanë vlerësuar se arbitri gaboi dhe se Usyk duhej të fitonte me nokaut teknik në raundin e nëntë.
#Usyk Pouvait terminé le combat ici même, putain comment #Fury a fait pour se sortir de ça 😨 pic.twitter.com/ii345uXhpK