Lifestyle

Zakonet që duhet ndjekur për imunitet më të fortë gjatë festave të fundvitit

Shëndeti gjatë festave

Shëndeti gjatë festave

Foto: Associated Press

Sezoni i festave mund të jetë shumë i ngarkuar me udhëtime, takime me familjen dhe aktivitete të tjera. Me gjithë këtë ngarkesë, është e rëndësishme për njerëzit që të kujdesen për sistemin imunitar dhe ta mbajnë atë të shëndetshëm. 

Ekspertja e mirëqenies, doktoresha, Leana Wen, për mediumin CNN ka ndarë këshilla për tri zakone që duhet ndjekur për të forcuar imunitetin dhe ato që duhet shmangur.

Aktiviteti fizik

“Aktiviteti fizik nuk është i dobishëm vetëm për parandalimin e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabeti, por gjithashtu stimulon sistemin imunitar”, ka thënë doktoresha.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ushtrimet e rregullta mund të zvogëlojë mundësinë për t'u sëmurë nga gripi dhe pneumonia. Përdorni të paktën 150 minuta në javë me ushtrime me intensitet të mesëm ose të lartë, si ecja, çiklizmi ose kërcimi.

Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme 

Ushqimet që përmbajnë shumë kimikale si konservues, ngjyra artificiale e aditivë mund të dëmtojnë sistemin imunitar. 

Studimet kanë treguar se konsumimi i tepërt i ushqimeve të shumëpërpunuara mund të shkaktojë inflamacion dhe mund të shkurtojnë jetëgjatësinë. Këshillohet që të konsumohet ushqim i pasur me vlera natyrale ushqyese, si perime, mish të pastruar, fasule, drithëra dhe arrore për të forcuar imunitetin.

Gjumi i mirë

Mungesa e gjumit dëmton imunitetin dhe rrit rrezikun për sëmundje të ndryshme, si tension i lartë i gjakut dhe diabeti. Wen ka sugjeruar që njerëzit duhet të përpiqen të flenë të paktën 8 orë çdo natë dhe të krijojnë rutinë të rregullt të gjumit.

“Evitoni përdorimin e ekraneve para gjumit dhe përpiquni të krijoni një ambient të qetë dhe të errët për gjumë”, ka thënë Wen.

Zakonen që duhet të shmangen:

Konsumimi i duhanit: Të dhënat tregojnë se konsumimi i duhanit dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe dëmton imunitetin.

Alkooli i tepërt: Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dobësojë imunitetin. Pavarësisht se pushimet mund të jenë një periudhë e ngarkuar, është e rëndësishme të shmangen pijet alkoolike të tepruara dhe të ndiqen udhëzimet për konsum të moderuar (deri në dy pije për burra dhe një pije për gra në ditë).

Vaksinat dhe siguria shëndetësore gjatë festave:

Për të mbrojtur shëndetin gjatë festave, rekomandohet që të merren vaksinat, përfshirë ato për gripin dhe COVID-19.

Për ata që janë më të rrezikuar, si të moshuarit ose foshnjat, rekomandohet që të shmangen vendet e mbushura me njerëz dhe të përdoren masa mbrojtëse gjatë udhëtimeve ose në hapësira të mbushura. Po ashtu, këshillohet që të bëhen testet për COVID-19 para se dikush të takohet me të afërmit që janë më të ndjeshëm.

Disa këshilla të tjera për të ulur rrezikun nga sëmundjet:

Përveç pastrimit të shpeshtë të duarve me sapun dhe ujë, Wen ka sugjeruar që njerëzit të sigurohen që ata që shfaqin simptoma të infeksioneve të frymëmarrjes si temperaturë dhe kollë të qëndrojnë në shtëpi.