Lifestyle

Vallëzimi për 20 minuta në ditë rrit objektivin e ushtrimeve javore

Vallëzimi

Vallëzimi

Foto: Associated Press

Për përfitime shëndetësore, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që të lëvizin dhe kërcejnë ndërsa përgatisni mëngjesin.

Në të gjitha rastet, pavarësisht se si dikush lëviz, qoftë për të kërcyer ndërsa dëgjon këngët e preferuara, 20 minuta vallëzim çdo ditë ndërsa përgatisni mëngjesin mund të mjaftojnë për ta përmbushur objektivin e rekomanduar të ushtrimeve javore.

Ky është rezultati i një studimi të vogël që shqyrtoi përfitimet kardiovaskulare të asaj që shkencëtarët e quajtën “kërcim i lirë solo”.

Për këtë studim, të botuar në revistën Plos One, 48 njerëz u ftuan në laborator dhe iu kërkua të vallëzonin në stilin që preferonin. Ata mund të zgjidhnin çfarëdo lloj vallëzimi, duhej thjesht të lëviznin.
Për të shmangur ndonjë ndjesi turpi, ata gjithashtu u siguruan nga hulumtuesit që nuk do t’i vëzhgonin lëvizjet e tyre, dhe do të ishin  të fokusuar në të dhënat.

Pasi u siguruan, ata vallëzuan siç dëshironin, brenda pesë minutash, ekuivalent me një këngë të këngëtares Shania Twain ose disa këngë të shkurtra të grupi të njohur Abba.

Gjatë kësaj kohe, shkencëtarët matën ritmin e zemrës dhe konsumimin e oksigjenit.

Qëllimi, sipas Aston McCullough nga Universiteti i Northeastern, ishte të gjendej një mënyrë më e lehtë për ta mbajtur trupin në lëvizje.

“Vallëzimi është një formë shumë e lehtë e aktivitetit fizik që mund ta bëjnë njerëzit, madje edhe në shtëpitë e tyre”, ka thënë McCullough, duke folur në takimin e përvitshëm të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës në Boston.

“Ideja kryesore ishte të kuptohet nëse intensiteti që njerëzit do të merrnin nga kërcimi i lirë do të ishte i mjaftueshëm për të përbërë një aktivitet fizik që përmirëson shëndetin. Dhe përgjigjja ishte po. Të gjithë të rriturit arritën në atë nivel të aktivitetit që përmirëson shëndetin pa iu thënë se me çfarë intensiteti duhet të kërcenin. Ata thjesht vendosën muzikën e tyre dhe kërcyen”, ka thënë tutje ai.

Me udhëzime që rekomandojnë 150 minuta aktivitet fizik të moderuar deri në intensitet të lartë në javë, gjetjet sugjerojnë se katër nga ato pesë minuta vallëzimi janë të mjaftueshme për të përbërë një ditë të mirë ushtrimesh.

Sipas McCullough, ky ishte lajm i mirë për të gjithë njerëzit që kërcejnë në mëngjes.

“Shumë njerëz e mendojnë kërcimin si diçka të lehtë dhe shumë të thjeshtë, por në të vërtetë, nëse thjesht i thoni dikujt të ‘kërceni’, ata do të arrijnë në atë nivel intensiteti që do t’i kërkonit nëse do të ishit një trajner personal”, ka shtuar ai.