Pneumonia është çrregullim respirator që ndodh për shkak të inflamacionit të qeseve të ajrit në njërën ose në të dy mushkëritë. Këto qese ajri të njohura zakonisht si alveole janë të mbushura me lëngje ose mukozë të cilat mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen dhe gjithashtu ethe, kollë dhe ftohje. Mukoza, lëngu që shkakton shumë siklet, shkaktohet nga bakteret, kërpudhat dhe viruset. Ky infeksion është i zakonshëm te foshnjat dhe njerëzit që janë mbi 65 vjet pasi kanë një sistem imunitar të dobët.
Pneumonia është sëmundje që rrezikon jetën dhe duhet monitorim rigoroz deri në shërim dhe nuk mund të shërohet në shtëpi pasi që duhen kontrolle dhe analiza të njëpasnjëshme mjekësore.
Mjekët kanë rekomanduar disa ushqime për t’i konsumuar pasi të kalohet rreziku në mënyrë që të evitohet kthimi i sëmundjes.
Uji është faktori kryesor që ndihmon në çlirimin e mukozës dhe largon toksinat e dëmshme si dhe parandalon dehidrimin.
Drithërat e pa përpunuara janë po ashtu shumë të mira për ata që vuajnë nga pneumonia. Drithërat e pa përpunuara natyrale janë të pasura me vitaminë B që ndihmon prodhimin e energjisë trupore duke mbajtur nën kontroll temperaturën. Kurse mineralet në këto drithëra forcojnë imunitetin.
Ushqimet e pasura me proteina janë ushqimi i radhës për pacientët me pneumoni. Arrat, farat, fasulet, mishi i bardhë, peshku salmon e sardelet janë të pasur me antiinflamator. Këta faktorë rigjenerojnë indet trupore duke formuar të reja.
Perime të gjelbra si sallata e gjelbër, lakra, spinaqi, janë shumë të pasura me antioksidant që ndihmojnë shërimin nga sëmundjet respiratore dhe mbrojnë trupin nga agjentët që mund ta infektojnë.
Frutat e familjes së citroneve si, kivi, portokalli, limoni, grejpfruti, janë shumë të pasura me vitaminë C e cila ndihmon sistemin imunitar.
Jogurti është ushqim probiotik dhe ndihmon organizmin për të mos pranuar patogjenë të ndryshëm që krijojnë pneumoninë. Ata gjithashtu rrisin sasinë e baktereve të mira në stomak përderisa sëmundja luftohet nga antibiotikët.
Mjalti është një tjetër kontribuues i shëndetit të mirë dhe njihet për vetitë shëruese. Lehtëson kollitjen dhe ftohjen dhe përmban veti antibakteriale e antimikrobiale.
Çaji me emrin “fenugreek” që përbëhet nga bima me këtë emër, ndihmon ata që vuajnë nga pneumonia që të djersijnë.
Edhe çaji me rrënjën xhinxher ka shumë dobi dhe lufton mikrobet e këqija që e shkaktojnë sëmundjen në fjalë. Çaji me xhinxher gjithashtu e lehtëson dhimbjen e kraharorit gjatë kollitjes.
Ushqimet që nuk duhet konsumuar nëse vuani nga pneumonia
Mishi i përpunuar apo ai nga skara është ushqim i rrezikshëm për sëmundjet respiratore sepse shkakton inflamacion dhe stres në mushkëri.
Alkooli është i dëmshëm gjithashtu pasi që përmban sulfite të cilat janë agjent ngjyrues dhe e bëjnë një produkt të qëndrojë më gjatë. Sulfitet rrisin simptomat e sëmundjes duke shkaktuar kollitje e temperaturë. Gjithashtu agjenti ethanol që gjendet në birrë e verë mund t’i dëmtojë qelizat e mushkërive.
Lëngjet me sheqer shkaktojnë bronkit kronik dhe nuk janë aspak të mira për ata që kanë pneumoni.
Ushqimet e njelmëta gjithashtu janë të rrezikshme për shkak se rrisin tensionin në gjak, e bëjnë pneumoninë edhe më agresive duke shkaktuar probleme të rrezikshme në frymëmarrje.