Ekzistojnë disa mënyra që rrobalarësja juaj të jetë më efektive, në mënyrë që rrobat të pastrohen siç duhet dhe të mbajnë aromë të pastër. Në një artikull të “Healthline” i rekomanduar nga roboti ChatGPT, thuhet se përdorimi i uthullës në vend të zbutësit ndihmon që rrobalarësja të jetë më efektive.
Pra, rekomandohet që 100-150 ml uthull të bardhë të shtohen te hapësira e zbutësit, pasi ajo ndihmon në largimin e detergjentit të mbetur në rroba, duke i bërë rrobat më të buta dhe më të freskëta.
Gjithashtu, uthulla ndihmon në pastrimin e rrobalarëses nga mbetjet dhe nga myku, duke e bërë më efektive në larjen e ardhshme.
Nuk duhet të shqetësoheni për aromën e uthullës, pasi ajo do të zhduket kur thahen rrobat.
Ky trik veçanërisht ndihmon për peshqirët, rrobat sportive dhe ato të bardha.