Lifestyle

Trendet e veshjeve pranverore

Fotografi nga pasarela e brendit "Michael Kors", koleksioni pranverë/verë 2025

Fotografi nga pasarela e brendit "Michael Kors", koleksioni pranverë/verë 2025

Foto: Associated Press

Ndërkohë që pranvera sjellë freski, diell e lule, disenjatorët këtë vit kanë sjellë po ashtu freski në trendët e veshjeve të kësaj stine.

Këtë sezon, krijuesit e veshjeve janë përqendruar në tema si të tilla si “fuqia e butë”, “kthimi në nostalgji” dhe “arti i vetëshprehjes”, ka raportuat Forbes.

Një nga tendencat kryesore të pranverës janë printet artizanale dhe vijat e stilit të veshjeve të marinarëve. Printet me motive tradicionale dhe vijat kanë sjellë ndjesi autentike dhe të freskët, duke kombinuar trashëgiminë kulturore me stilin modern.

Gjithashtu, materialet transparente janë shumë të pranishme këtë sezon. Materialet si tyli, mëndafshi i hollë dhe organza janë përdorur për të krijuar një kontrast delikat me xhaketa të strukturuara dhe pallto me materiale të ngurta.

Bazuar në veshjet që janë prezantuar në pasarelat e brendeve të mëdha, pranvera 2025 rikthen dekorimet e bollshme si aplikacionet, qëndisjet me lule e gjethe, si dhe punimet me detaje makrame. Këto elemente dekorative kanë pasuruar strukturën e veshjeve, duke i dhënë një stil më gjallërues.

Bizhuteritë janë gjithashtu në qendër të vëmendjes. Format e mëdha, gurët e çmuar dhe detajet komplekse e kthejnë çdo aksesor në një element të rëndësishëm të pamjes.

Palat mbeten një nga elementët më të përdorur në dizajn, duke sjellë një ndjenjë të elegancës dhe sofistikimit. Frymëzuar nga Roma, Egjipti dhe Greqia e lashtë, këto palë u përdoren nga disenjatorët për të krijuar bluza, komplete dhe fustane të lehta.

Kur bëhet fjalë për këpucët, stili “retro”, ky stil shpesh përdoret nga disenjatorët për të ripërtërirë mbathjet apo veshjet e vjetra duke i shtuar detaje moderne. 

Ky trend mbizotëron me sandale minimaliste, këpucë të rrafshta me linja të thjeshta dhe modele të frymëzuara nga vitet ‘30 dhe ‘50. Këto stile ofrojnë kombinim në mes të elegancës që ka mbizotëruar në të kaluarën dhe komoditetit modern.

Çantat funksionale që janë pak më të mëdha, po konsiderohen të domosdoshme këtë sezon. Modelet e mëdha, të buta dhe të qëndrueshme sipas Frobes, po përputhen me dinamikën e përditshmërisë duke ofruar diçka praktike. 

Për më tepër, gazetarja e Frobes, Bianca Salonga, ka shkruar se detajet artizanale dhe ngjyrat e forta po i japin karakter dhe veçanti çdo modeli.