Lifestyle

Top-doktori amerikan alarmon për lidhjen e alkoolit me 7 kancere

Alkooli

Foto: Associated Press

Top-doktori amerikan ka alarmuar për rrezik nga kanceri si pasojë e pijeve alkoolike.

Sipas këshillave që ka publikuar këshilltari kryesor amerikan për çështjet shëndetësore, Vivek Murthy, “shumica e amerikanëve nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun” që çon në 100 mijë raste të kancerit dhe 20 mijë vdekje çdo vit në SHBA.

Sipas Murthyt, alkooli është shkaktari i tretë i kancerit në SHBA, pas duhanit dhe obezitetit. Ai ka thënë se janë shtatë lloje kanceresh me të cilat lidhet konsumimi i alkoolit. Rreziku mbetet pavarësisht llojit të alkoolit që konsumohet dhe rritet për aq sa vazhdohet me konsum, transmeton BBC.

Ndër kanceret që kanë lidhje me konsumimin e kancerit janë ai i gjirit te gratë, fytit, mëlçisë, ezofagut, gojës, laringut dhe zorrës së trashë.

Murthy ka apeluar për ndryshime legjislative, për t’i ndryshuar paralajmërimet për konsumimin e alkoolit. Etiketa e produkteve alkoolike s’është përditësuar që nga viti 1988. Aktualisht në SHBA alkooli nuk rekomandohet për gratë shtatzëna, ndërsa tani është propozuar që t’i shtohet rreziku edhe për “humbje të aftësisë së ngasjes, apo se mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore”.

Pas këshillave publike të Murthyt, çmimet e alkoolit në SHBA përjetuan rënie.