Shëndeti i veshkave është me rëndësi për shëndetin e organizmit në përgjithësi. Konsumimi i ushqimit të pasur me vlera ushqyese detoksifikon, ul inflamacionin dhe ndihmon veshkat të ushtrojnë më mirë funksionimin e tyre. Këto ushqime mund të kontribuojnë në hidratimin e veshkave, ta mbajnë të balancuar tensionin e gjakut dhe të parandalojnë akumulimin e toksinave, gjë që mund të shkaktojë stres oksidativ, ka shkruar Times of India.
Stresi oksidativ është një gjendje në trup kur ka çrregullim mes prodhimit të radikaleve të lira dhe aftësisë së trupit për t’i neutralizuar ato me antioksidantë.
Specat e kuq
Këta speca përmbajnë pak kalium ndërkohë që janë të pasur me vitamina A dhe C, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit, mbrojnë qelizat e veshkave dhe funksionin e tyre.
Lakra
Është e pasur me shumë fibra e vlera ushqyese të nevojshme. Lakra detoksifikon veshkat, ndihmon sistemin tretës, ul stresin oksidativ dhe ul rreziqet që mund të ndikojnë shëndetin në përgjithësi.
Hudhra
Kjo perime është e njohur për vetitë antibakteriale. Hudhra rregullon tensionin e gjakut, i cili kur nuk është stabil mund ta vështirësojë funksionin e veshkave, ulë mundësinë e infeksioneve dhe ndihmon imunitetin në përgjithësi. Këto veti e bëjnë këtë perime të jetë shumë e mirë për shëndetin e veshkave.
Qepa
Është është e pasur me flavonide dhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë në pastrimin e kanaleve të veshkave, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ulin inflamacionin. Qepët përmbajnë sasi të vogël të kaliumit, gjë që i bën të jenë të mira për shëndetin e veshkave.
Lulelakra
Është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që mbështesin funksionin e veshkave duke parandaluar grumbullimin e toksinave, duke promovuar tretjen dhe duke ulur inflamacionin. Edhe lulelakra përmban sasi të vogël të kaliumit dhe fosforit, gjë që kontribuon në shëndetin e veshkave të përgjithësi.
Boronicat
Të mbushura më antioksidantë e vlera të shumta ushqyese, boronicat mbrojnë veshkat nga stresi oksidativ, largojnë inflamacionin dhe ndikojnë shëndetin e traktit urinar duke promovuar kështu funksion më të mirë të veshkave dhe imunitet ndaj infeksioneve.
Mollët
Të pasura me fibra, antioksidantë dhe antiiflamatorë, mollët e mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, eliminojnë toksiant dhe promovojnë detoksifikimin e veshkave, duke reduktuar rrezikun për komplikme të sëmundjeve të tyre.
Peshqit e pasur me yndyra të shëndetshme
Peshqit që janë të pasur me yndyra të shëndetshme si salmoni, të cilët përmbajnë vlera të larta të acidit yndyror omega3, ulin tensionin e lartë të gjakut dhe largojnë inflamacionin. Konsumimi i këtyre peshqve mbështet shëndetin e veshkave dhe atë kardiovaskular.