Lifestyle

Tetë mënyra si të jeni të lumtur më 2025

Foto: Ilustrim

Disa njerëz thjesht janë të lindur që të jenë më të lumtur se të tjerët. Lumturia që është gjendje emocionale dhe shpirtërore lidhet me ndjenjën e kënaqësisë, gëzimit e plotësimit të brendshëm.

Shumë njerëz mund të ndryshojnë disa zakone që thjesht në vitin 2025 të ndjejnë lumturi, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.

E shkenca bën disa rekomandime në këtë aspekt. Siç i ka përmbledhur BBC në një artikull, bëhet fjalë për tetë këshilla:

Ushqejeni shoqërinë derisa plakeni

Praktikojeni “dhembshurinë” – U qëndroni afër miqve kur kanë nevojë)

Bëni punë vullnetare – Ndihma për dikë tjetër ju bën të ndiheni më mirë

Lidhuni më shumë me familjen dhe paraardhësit

Përpilojeni një listë – rekomandohet të shkruani tri gjëra të mira që kanë ndodhur në të kaluarën, për t’iu motivuar

Bëni aktivitete relaksuese

Pushoni – hulumtimet tregojnë se nganjëherë është mirë thjesht të “fikni trurin nga gjithçka”

Mos konsumoni shumë kafeinë – ka një përbërës që ju bën të ndiheni të lodhur