Mënyra e komunikimit, inteligjenca emocionale dhe zhvillimi personal, janë të nevojshme për çdo fëmijë në mënyrë që ai të dijë të menaxhojnë vetë çdo situatë.
Times Of India ka renditur tetë gjëra të thjeshta që do të iu shërbenin fëmijëve.
Aftësitë e komunikimit
Komunikimi me dikë pa pasur paragjykime duke dëgjuar ndërsa dikush flet pa e ndërprerë, është diçka që duhet ta dijë çdo fëmijë. Kjo ka rëndësi sepse ndihmon në të shprehurit e emocioneve me qartësi tek bashkëbiseduesi dhe ndihmon që fëmija ta kuptojë shokun ndërsa mundohen t’i zgjidhin problemet ndërkohë që ndërtojnë besimin te njëri-tjetri.
Empatia
Mirësjellja mund t’u mësohet fëmijëve përmes empatisë. Kur fëmijët mësojnë të jenë empatikë do t’i bëjë ata t’i shohin situatat e ndryshme edhe nga perspektiva e të tjerëve. Gjithashtu empatia u mëson fëmijëve të mos jen paragjykues ndaj personave të tjerë.
Mirësjellja
Zakonet e mira janë të nevojshme për fëmijët dhe duhet t’i mësojnë në fëmijërinë e hershme, sepse do të mbesin në sistemin e tyre përgjithmonë. Praktikimi i zakoneve të mira do të sjellë mirësinë dhe modestinë duke krijuar imazh pozitiv për fëmijën.
Puna ekipore
Pasi fëmijët jetojnë të rrethuar nga persona të ndryshëm, ata duhet të mësojnë të funksionojnë në mënyrë ekipore, ku do të mund të ketë mosmarrëveshje e konflikte dhe fëmija nuk duhet të përleshet më të gjithë. Fëmija duhet të mësojë të sillet si pjesë e ekipit duke filluar me praktika të vogla rreth punëve të shtëpisë.
Menaxhimi i mirë i kohës
Shalini Aggarwal, trainere e certifikuar për mësimin e aftësive ka thënë se të gjithë njerëzit kanë orare të caktuara gjatë ditës.
“Çdo njeri i ka oraret e veta marrë parasysh edhe orët që kalohen duke fjetur dhe duke bërë detyra të caktuara rutinore. Ajo që ka rëndësi është se çfarë mund të bëjë dikush me kohën e lirë që ka. T’u mësosh fëmijëve se si menaxhohet koha është shumë me rëndësi sepse fëmija duhet të mësojë se cilat çështje kanë prioritet”, ka thënë ajo.
Inteligjenca emocionale
Një ndër aftësitë më të rëndësishme për një fëmijë është që të dijë t’i menaxhoje ndjenjat në situata të ndryshme. Çdo moment të ditës, çdo fëmijë e i rritur mund të jenë duke ndjerë emocione të ndryshme. Se si i menaxhojnë mendimet dhe veprimet pa ndikuar për të keq në marrëdhëniet që kanë ndërtuar, është gjë me rëndësi. Vetrregullimi i emocioneve duhet t’u mësohet fëmijëve në mënyrë që ata të dinë të menaxhojnë temperamentin dhe të ndërtojnë relacione të mira.
Aftësitë sociale
Çdo ditë, përmes komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët, fëmijët mësojnë se çfarë duhet të thuhet e çfarë jo, temat që duhet anashkaluar e ato që duhen elaboruar. Aftësitë sociale kanë të bëjnë me mënyrën së si fëmijët i drejtojnë sjelljet e tyre, në mënyrë që t’i zgjidhin problemet.
Fleksibiliteti
Kjo aftësi ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin çdo ditë në botë. Fleksibiliteti ndryshe quhet adaptim në ambiente të ndryshme, gjë që u mësohet fëmijëve përmes njohurive të përgjithshme.