Lifestyle

Temperatura e papërshtatshme dhe gërhitja e partnerit lënë pa gjumë miliona njerëz

Gjumi

Gjumi

Shumë njerëzve u pengohet gjumi për shkak të temperaturës se papërshtatshme të dhomës, zhurmës dhe partnerëve që gërhasin, e madje dhe për shkak të dhimbjeve të shpinës dhe streseve. 

The Sun ka raportuar se në një anketë e kryer me mbi 2,000 britanikë ka zbuluar se mes orës 1 dhe 3 të natës, njerëzit zgjohen më shpesh. Disa prej arsyeve për këtë janë: shqetësime me temperaturën në dhomë, stresi, zhurmat, dhe lodhja për shkak të një pozite të keqe gjatë gjumit.

Për më tepër, shumë persona që zgjohen gjatë natës, përpiqen të flenë përsëri, por 13% e tyre vendosin të shikojnë diçka në telefonat e tyre. Si pasojë, 68% e të anketuarve përdorin këtë mundësi për të shkuar në tualet ose për të pirë një gotë ujë.

Problemet me gjumin nuk mbarojnë këtu. 

90% e të rriturve kanë vështirësi për të fjetur në fillim të natës.

“Kur nuk pushojmë mirë, bëhet shumë më e vështirë të marrim vendime të shëndetshme lidhur me dietën dhe ushtrimet fizike. Ky raport thekson se si gjumi i dobët ndikon jo vetëm te mënyra se si ndihemi, por edhe te mënyra se si funksionojmë në jetën tonë të përditshme”, ka thënë ekspertja e gjumit, doktoresha Holly Milling.

Në këtë studim, është zbuluar gjithashtu se 36% e të rriturve nuk e arrijnë asnjëherë orarin e rekomanduar prej 8 orësh gjumë. 47% e të anketuarve flenë më pak se 6 orë çdo natë, ndërsa 18% thonë se nuk e mbajnë mend se kur kanë fjetur mirë për herën e fundit.

Po ashtu, njerëzit shpesh vonohen duke u munduar të bien në gjumë, me një mesatare prej 22 minutash që i duhet një personi të flejë pasi është shtrirë. Si pasojë, shumë prej tyre ndihen të lodhur dhe pa energji gjatë ditës dhe kanë vështirësi për t’u përqendruar.

Një pjesë e madhe e individëve shqetësohen se mënyra si flenë mund të ndikojë në shëndetin e tyre afatgjatë.

“Stresi dhe mbingarkesa mendore kanë ndikim të madh në jetën moderne, dhe është shumë e rëndësishme të krijoni një mbështetje të fortë dhe të përparoni mirëqenien tuaj për ta përmirësuar cilësinë e gjumit”, ka thënë Milling.

Sipas doktoreshës, ky raport vë në dukje rëndësinë e krijimit të zakoneve të shëndetshme për gjumë, si meditimi dhe relaksimi, që ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe përgatitjen e trupit për pushim të mirë.