Lifestyle

Studimi i ri tregon se punët e shtëpisë mund të ulin rrezikun nga kanceri

Punët e shtëpisë

Punët e shtëpisë

Një studim ka treguar se punët e shtëpisë mund të ulin rrezikun nga kanceri, pasi ato mund të konsiderohen si aktivitet i lehtë fizik, ka raportuar The Sun.

Shumë prej aktiviteteve të përditshme si shkuarja në dyqan ose bërja e detyrave të shtëpisë, si pastrimi i pluhurit, pastrimi i banjës dhe rregullimi i kopshtit, kontribuojnë në rritjen e ritmit të zemrës dhe përmirësojnë shëndetin.

Profesori Aiden Doherty, studiues nga Universiteti i Oksfordit, ka thënë se lëvizja e shpeshtë dhe e lehtë mund të jetë më e dobishme sesa stërvitjet e fuqishme për shumë njerëz.

“Studimi ynë tregon rëndësinë e të gjitha formave të lëvizjes. Ai tregon se njerëzit që angazhohen shpesh në aktivitete të thjeshta dhe me intensitet të ulët, si ecja, kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga kanceri. Çdo lloj aktiviteti fizik duket se kontribuon në uljen e rrezikut nga kjo sëmundje”, ka theksuar ai. 

Studimi ka analizuar të dhënat e 85,394 individëve të moshës mesatare që mbajnë pajisje që matin aktivitetin fizik, si orë të dorës. 

Të dhënat kanë treguar se një individ që bën 7,000 hapa në ditë ka 11% më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri krahasuar me ata që bëjnë vetëm 5,000 hapa.

Rritja e hapave në 9,000 në ditë zvogëlon rrezikun e kancerit me 16%.

Studimi sugjeron që lëvizja e përditshme dhe aktivitetet e thjeshta mund të kenë ndikim të madh në shëndet dhe të ulin rrezikun nga kanceri.

Nuk ka nevojë për stërvitje të rëndë, mjafton të angazhimi në aktivitete të thjeshta, si pastrimi i shtëpisë ose ecja çdo ditë.