Konsumimi i suplementeve me vaj peshku, që janë burim i acidit yndyror omega3, deri më tani është njohur si mënyrë e mirë për ta mbajtur zemrën të shëndetshme.
Por një studim i ri ka sugjeruar se suplementet jokualitative me vaj peshku, rrisin dhe nuk ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe mund të shkaktojë një lloj aritmie që quhet, AFib ose AF, raporton CNN.
Studimi që u bë në Britani, përmes të cilit u analizuan të dhënat 415 njerëzve, marrë në biobankën britanike, ka gjetur se një e treta e këtyre njerëzve, të dhënat e të cilëve u përcollën për 12 vjet, kanë thënë se kanë përdorur rregullisht suplemente me vaj peshku.
Studimi, që u publikua të martën në gazetë BMJ Medicine, gjeti se përdorimi i rregullt i këtyre suplementeve, rriti për 13 për qind rrezikun për të pasur aritminë AF dhe 5 për qind për sulm në zemër.
Suplementet me vaj peshku, kanë mungesë të kualitetit, që e ka vërtetë vaji i peshkut kur konsumohet në mënyrë natyrale.
Kardiologu Andrew Freeman nga National Jewish Health në Denver ka thënë se studimet që janë bërë në 10 vjetwt e fundit, nuk kanë qenë shumë pozitive rreth konsumimit të suplementeve të vajit të peshkut.
“Marrja e suplementeve me vaj peshku nuk ka treguar rezultate premtuese, vetëm sa ka përkeqësuar gjendjen e shëndetit të zemrës, sidomos me aritminë AF. Prandaj studimi i ri nuk tregon diçka të re”, ka thënë ai.
Studimi ka gjetur se vetëm ata që tashmë kishin probleme me zemër patën 15 për qind më pak rrezik nga aritmia AF e sulmi në zemër dhe 9 për qind më pak rrezik të jenë në gjendje progresive për zhvillimin e ndonjë sulmi në zemër, ndërkohë që konsumonin suplemente me vaj peshku.
“Në përgjithësi, njerëzit nuk duhet të shkojnë nëpër dyqane e të blejnë suplemente me vaj peshku, në mënyrë që t’i mbrojë nga problemet me zemër. Por për ata që tashmë kanë këto probleme, vaji i peshkut mund të jetë i mirë”, ka thënë Freeman.
Doktorët rekomandojnë që në vend të suplementeve me omega3, të përdoren ushqime që kanë këtë burim në mënyrë natyrale.
“Nuk duhet të merren suplemente ndërkohë që nuk keni nevojë”, ka thënë neurologu Richard Isaacson, i cili rekomandon të konsumohen sardelet, peshku tuna dhe salmoni i freskët, të cilat janë të pasur me omega3 ndërkohë që nuk përmbajnë shumë merkur.
Ai gjithashtu ka thënë se atyre që iu duhen suplementet, duhet t’i blejnë nëpër barnatore të certifikuara.