Lifestyle

Studimi: Një nga tre të rritur ka mungesë hekuri

Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit

Bazuar në një studim që u bë së fundmi e u publikua në Jama Network Open, 29 për qind e të rriturve amerikanë kanë mungesë të hekurit në organizëm, ndërkohë që gati një e treta prej tyre mund të mos jenë në dijeni për këtë.

Sipas studimit mungesa e hekurit ka ndikim më të madh te gratë, fëmijët dhe persona që janë vegjetarian apo vegan dhe ndodh kur njerëzit nuk ushqehen mjaftueshëm më ushqim që ka sasi të këtij minerali.

Mungesa e hekurit në organizëm apo anemia ndodh kur trupi ka vështirësi që të absorbojë hekurin, pasi që nuk konsumohet ushqim me burime të mjaftueshme të këtij minerali, organizmi mund të ketë nevojë për më shumë hekur se zakonisht, apo humb më shumë gjak se sa që mund të prodhojë.

Të tjerë faktorë si gjinia, stili i të jetuarit, disa çështje të caktuara shëndetësore dhe mosha mund t’i bëjnë njerëzit që të kenë mungesë të hekurit.

Ka disa mënyrë për ta kuptuar nëse dikush ka mungesë të hekurit

Lodhja e madhe

Nëse dikush vazhdimisht ndihet i lodhur e i përgjumur, mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit në organizëm.

Mungesa e hekurit do të thotë se trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, gjë që do të thotë se gjaku nuk ka fuqi të mbajë oksigjenin. Kur oksigjeni nuk transportohet me gjak nëpër pjesë të caktuara në trup, shkakton përgjumje e lodhje.

Andrew Heisneberger, hematolog nga Universiteti i i Kolumbisë, ka thënë se shumë njerëz nuk mund të funksionojnë normal për shkak të mungesës së hekurit në organizëm.

Probleme me gjoks

Njerëzit që kanë mungesë hekuri mund të përjetojnë dhimbje në gjoks, rrahje të shpeshta të zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje, gjë që do të thotë se sasia e oksigjenit që thithet nuk është e mjaftueshme për të qëndruar në rrjedhën e gjakut në mënyrë që të përçohet nëpër pjesët përkatëse në trup.

Kokëdhimbje e marramendja

Dhimbja e kokës mund të ndodh kur trupi ka mungesë të hekurit, pasi që truri pranon më pak oksigjen, mund të ndodh edhe  marramendja e migrena.

Apetit i ulët

Nëse dikush nuk ndien fare uri e nuk ka apetit mund të ketë mungesë hekuri.

Lëkurë e zbehur

Kur niveli i hekurit në organizëm është i ulët mund të vihet re se lëkura zbehet. Mungesa e melaninës vjen si pasojë e mungesës së hekurit gjë që bën organizmin të prodhojë më pak rruaza të kuqe të gjakut.

Duar e këmbë të ftohura
Mungesa e hekurit ndikon te qarkullimi i gjakut, i cili transferon oksigjenin nëpër trup. Sidoqoftë mungesa e qarkullimit bën që duart dhe këmbët të qëndrojnë të ftohura.